BallinaMaqedoni

Në hetimet për Lotarinë i përfshirë edhe ish kryeministri Kovaçevski

Në hetimin e të dyshuarve në Lotarinë Shtetërore të Maqedonisë është përfshirë edhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Po kontrollohet roli dhe ndikimi i tij eventual në këtë rast.

Siç shkruanin mediat para më shumë se një viti, në qershor të vitit 2023, Qeveria e kaluar mori një vendim të fshehtë dhe për të mundësuar fillimin e procedurës për themelimin e tri kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit online, të cilat do të jenë në kuadër të saj, gjegjësisht nën ombrellën e Lotarisë Shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vendimi i marrë më 14 qershor 2023 është firmosur nga ish nënkryetari i parë i Qeverisë së RMV, Artan Grubi. Ky vendim hap pyetjen se si do të zbatohen fare procedurat për krijimin e tre kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit online dhe nëse dhe në çfarë mase nuk do të përfshihen interesat personale të qeveritarëve?