Maqedoni

Në Gjermani digjet një autobus nga Maqedonia e Veriut

Autobusi i agjencisë “Metak Trans” nga Maqedonia e Veriut të premten në mbërmje është djegur plotësisht në qytetin gjerman të Bielefeldit. Pronari Stanko Conev dyshon se autobusi është djegur nga konkurrentë të tij nga Maqedonia, të cilët kryejnë transport në mënyrë ilegale përmes fugonëve.

“Nga 18 dhjetori kemi filluar të operojmë dy herë në javë nga Strumicë në Bielefeld si linja e vetme e rregullt e autobusëve nga pjesa juglindore e Maqedonisë për në Gjermani. Dyshoj se kjo është hakmarrje nga konkurrenca ilegale nga Maqedonia, të lidhur me policët e korruptuar dhe doganierët që i mbrojnë ato” thotë Conev për “Expressmk”.