June 26, 2024
Kosovë

Në fshatin Ngucat të Malishevës do të ndërtohet kompleksi “Kodra e UÇK”

“KOMPLEKSI KODRA E UÇK-së”

Unë sot kërkova nga miku im dhe vetrani i luftërave të UÇK-së të më njoftoj me disa fjali për punën që po bëjnë për realizimin e projektit rreth“KOMPLEKSIT KODRA E UÇK-së”.

E faleminderoj përzemërsisht mikun tim z. Bedri Hoxha që më njoftoi në fjalë të shkurtra me sa vijon:

Fshati Ngucat ka afër 300 shtëpi dhe pëfshihet në komunën e Malishevës dhe ishte një çerdhe e UÇK-së.
Më 28. 03. 2021 është mbajtur takimi me bashkëfshatarët e fshatit Ngucat dhe është vendosur me i vendos këto tri ( 3) shkronja në kodrën e fshatit që lidhet me vargmalet e Berishës.

Në këto male ishte edhe komandanti i njohur me një heroizëm të pashoq Ismet Jashari – Komandant “ Kumanova”Mirënjohje për të gjithë ata që kontribojnë në realizimin e këtij projekti, me të cilin do të rritën gjeneratat e ardhshme dhe do të ndihen krenarë që i takojnë këtij kombi dhe që janë pasëardhës të shumë trimave qi i mbajtën me krenari këto shkronja të ARTA , UÇK. Shkronjat do të jenë 8 metra të larta dhe 6 e 40 deri 8 me 7 varësisht nga shkronja. Hapësira për shkronja ka me qenë afër 40 metra gjërësi me 15 metra lartësi.

Unë Nehat Jahiu një veteran i arsimit dhe një krijues letrar nga fshati Orizare, komuna e Likovës përgëzoj Këshillin Organizativ dhe banorët e fshatit Ngucat dhe të gjithë kontribuesit që kontribojnë për ralizimin e këtij projekti që është në realizim e sipër dhe është pagëzuar me emrin “KOMPLEKSI KODRA E UÇK-së”

JU LUMTË DHE ZOTI JU BEKOFTË!

Ju faleminderit për këtë njoftim miku im shumë i nderuari z. Bedri Hoxha!

Orizare, 16. 04. 2021

Me shumë respekt,

Nehat Jahiu