Rajon - Botë

Në Bosfor parakalojnë rreth 100 luftanije turke me rastin e 100-vjetorit të Republikës së Turqisë

Në Ngushticën e Istanbulit (Bosfor) qytetarët ndoqën paradën më të madhe zyrtare të marinës turke që u zhvillua me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Türkiye-s, raporton Anadolu.

Parada zyrtare që u zhvillua me avionë dhe helikopterë si dhe me 100 luftanije të udhëzuara nga anija e prodhimit kombëtar TCG Anadolu me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Türkiye-s, u ndoq nga të dy anët e Bosforit nga mijëra qytetarë të ardhur.

Anijet u nisën për paradën zyrtare nga Sarayburnu dhe u shoqëruan nga avionë dhe helikopterë të cilët fluturuan mbi qiejt e Bosforit.

Në paradën zyrtare që u komandua nga Komandanti i Forcave Detare Admirali, Ercüment Tatlıoğlu, qytetarët dhanë mbështetje me duartrokitje dhe duke valëvitur flamujt turq në duar. Gjithashtu edhe fëmijët ndoqën paradën bashkë me familjet e tyre.

Qytetarët nuk harruan të marrin pamje me kamerat e celularëve në paradën zyrtare. Ky parakalim zyrtar vazhdoi për rreth dy orë dhe u bë skenë e pamjeve të paharrueshme bashkë me perëndimin e diellit.

Parada zyrtare krahas Bosforit u ndoq edhe nga zona shikimi të vendosura në pika të ndryshme të Istanbulit.