Ndryshimet në kodin Penal “njollosin” sistemin gjyqësor
Ndryshimet në Kodin Penal, zhvillimet në Këshillin Gjyqësor dhe një sërë ngjarjesh tjera që kanë ndodhur në shtetin tonë hodhën një hije shumë të errët mbi drejtësinë. Kështu deklaroi ish gjykatësja në Gjykatën Supreme Vera Koco.
“Dua të theksoj se të gjitha këto që ndodhën, sjellja e shpejtuar e ndryshimeve të Kodit Penal, më tej zhvillimet në këshillin gjyqësor dhe një sërë ngjarjesh të tjera kanë lënë një fotografi shumë të keqe…Disa funksionarë të lartë në pozicione të larta në pushtetin shtetëror jo vetëm në atë të gjyqësorit nuk arritën të ballafaqohen me dobësitë e tyre subjektive, gjegjësisht me stimuj të caktuar korruptues dhe fitimprurës dhe kënaqjen e interesave personale duke lënë pas dore atë që domethënë drejtësi për qytetarët, zhvillimin demokratik në shtet, e harruan interesin publik në shtet dhe mirëqenien e qytetarëve ”, deklaroi Vera Koco, ish gjykatëse në Gjykatën e Lartë.
Biljana Kocevska, gjykatëse në Penale nuk pajtohet me gazetarët të cilët e pyetën për mos gjykimin e funksionarëve të akuzuar për dallim të dënimit të qytetarëve të thjeshtë.
“Kur thoni gjykata nuk dëshironte t’i gjykojë, ka arsye përse një lëndë zgjat aq sa zgjat, ka institute që do ta verifikojnë ku do të detektohet problemi ose dështimi, nëse gjykatësi vepron me rregull, aty ka shumë komponente që të mund të karakterizoni dhe të gjykoni sa ka zgjatur dhe pse aq ka zgjatur ajo lëndë…Vlerësoj se në atë pjesë që të japim vlerësim ose ta karakterizojmë nëse dikush donte ta gjykojë ose jo është shumë mosmirënjohëse, për ndjesinë, unë mund të flas vetëm për ndjesinë time ndaj lëndëve të mia, lidhur me të tjerët nuk dua”, tha Biljana Kocevska, Gjykatëse në Gjykatën Themelore Penale Shkup.
Në panel diskutimin për drejtësinë, panelistët kundërshtuan edhe ligjin për amnisti, sipas të cilëve sado që ligji do të ndihmonte në uljen e mbingarkesës së burgjeve kjo do të ishte vetëm një zgjidhje afatshkurtër.