Ndryshimet Kushtetuese! Taravari: Nëse VLEN është pengesë dhe BDI-ja ka zgjidhje, le të urdhërojë!
Ndryshimet Kushtetuese dhe statusi i gjuhës shqipe janë dy temat më pikante aktualisht në skenën politike në vendin tonë. Pikërisht për këtë në një intervist për Klan Maqedoni kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duke folur për ndryshimet kushtetuese konfirmon edhe njëher se kryeministri Mickoski ka pranuar një gjë të tillë vetëmse kërkohet garanca nga faktori ndërkombëtarë po edhe nga Sofja që të mos ketë bllokada të reja në të ardhmen.
Sipas tij, kërkesa e Qeverisë është që Ndryshimet Kushtetuese të bëhen me efekt të vonuar. Shton se ish qeveritarët disa herë kanë gënjyer kur kanë premtuar se vendi ka filluar procesin e integrimit në BE.
“Kryeministri kërkon vetëm një garancë, garancë të cilën e kërkon është implementimi i vonshëm, ai e ka dhënë edhe këtë se ne jemi të gatshëm t’i bëjmë ndryshimet Kushtetuese por mos të ketë kushtëzime të tjera , mos të dalim qesharak si në 2018-tën të fotografohemi në avion pesë ministra dhe kryeministri dhe të themi “për hajër na qoftë anëtarësimi në Bashkimin Europian” nga ana tjetër. Tash prej 2018-tës, ishte prill ose maj, kanë kaluar gjashtë vite dhe ne ende si kemi filluar, para dy vitesh ose tre ato na bindshin se i kemi filluar negociatat, por nuk i kemi filluar”, deklaroi Taravari.
Po në këtë temëm Taravari sfidoi BDI-në. Tha se VLEN është e gatshme të dalë nga Qeveria për të lëshuar vendin integristëve nëse ata kanë formulë për realizimin e Ndryshimeve Kushtetuese.
“Në qoftë se BDI-ja ka një zgjidhje, një formulë le të na I tregojë dhe në qoftë se pengesë është VLEN-I që është në Qeveri dhe BDI-ja me hy në Qeveri e gjen këtë formulë, ne jemi këtu, le ta tregojnë le të urdhërojnë le ti bëjnë ndryshimet Kushtetuese”, tha Taravari.
GJUHA SHQIPE
TARAVARI: PO PUNOJMË PËR HEQJEN E 20%-shit!
Foli edhe për statusin e gjuhës shqipe. Tha se me kryeministrin pas formimit të Qeverisë kanë biseduar për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe paralajmëroi edhe mundësinë e heqjes së 20%-shit.
“Kemi biseduar me kryeministrin kur e kemi formuar Qeverinë për katër çështje kryesore, rruga evropiane e Maqedonisë, lufta me krimin dhe korrupsionin, zhvillimi ekonomik dhe decentralizimi, këto janë tregimet kyçe që i kemi treguar publikisht, por mes nesh e kemi bisedu se, gjuha shqipe nuk duhet të diskreditohet dhe të degradohet, përkundrazi nëse mundemi ta avancojmë, nëse mundemi ta avancojmë, po asesi nuk mund të ndodhë në mandatin e VLEN-it që gjuha shqipe të zvogëlohet, të mos përdoret ose ligji të mos përfillet. Edhe bisedojmë seriozisht, e thash edhe dje në parlament e thash edhe me një emission tjetër se jemi të gatshëm për të biseduar për një pako masash ku edhe gjuha shqipe do të mos qendron si gjuhë e 20%-shit në Kushtetutë por të qëndrojë si Gjuha Shqipe”, tha ministri Taravari.
Arben Taravari foli edhe për shkrirjen e VLEN-it në një parti tha se si opsion është duke u diskutuar brenda VLEN dhe pritet që vendimi final të merret pas zgjedhjeve lokale. Thotë se vulat e ASH-së vazhdon ti ketë ai së bashku me aktivistët dhe selinë. /tvklan.mk