Ndryshimet Kushtetuese, ministria e Drejtësisë publikon listën me anëtarët e Grupit të Punës
Ministria e Drejtësisë njofton se deri në datën e skadimit të afatit (10.04.2023), në këtë dikaster kanë mbërritur propozimet e mëposhtme nga partitë politike parlamentare për anëtarë të grupit punues për ndryshimet kushtetuese:
Cvetanka Ivanova-LSDM
Arbër Ademi-BDI
Remzi Mehmedi-Aleanca për Shqiptarët
Sonja Mirakovska-PRSD
Nano Ruzhin-PLD
Hrista Najdanov-RDM
Temellko Risteski-Partia e Pensionistëve
Rametulla Kuqi-PDSH
Eran Kurtish-Partia për Lëvizjen e Turqve
Bejxhan Iljas-Partia Demokratike e Turqve
Propozimet nga institucione:
Alleksandar Spasov-Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Dragan Tillev-Sekretariati për Çështje Evropiane
Shpend Sadiki-Ministria e Punëve të Jashtme
Sipas njoftimit emrat e ekspertëve të cilët do të jenë pjesë e grupit punues për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese do të shpallen deri në fund të javës.
“Ju njoftojmë se ky trup punues është formuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila e ka për detyrë nga Qeveria të përgatisë propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Qeveria është propozuese e ndryshimeve kushtetuese. Pas përgatitjes së ndryshimeve, propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese në korniza të Kuvendit. Paralelisht do të mbahen diskutime publike profesionale në të cilat ekspertë, parti, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera do të mund të shprehin qëndrimet e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.