July 7, 2024
BallinaMaqedoni

Ndryshimet klimatike dhe alergjitë rëndojnë shëndetin e pacientëve

Ndryshimet klimatike ndikojnë në shëndetin e njeriut, sidomos tek fëmijët, personat me sëmundje kardiovaskulare me diabet dhe tek ata me imunitet më të dobët. Mjekët rekomandojnë për kujdes të shtuar në sezonën e pranverës pasiqë edhe alergjitë ndikojnë në përkeqësimin e organizmit të njeriut.
Stina e pranverës karakterizohet me një sërë alergjish. Në këtë sezonë  kemi një përputhje të simptomeve të alergjisë me ato të virozave sezonale thëkson mjekja Ajsel Fazli. Ajo thotë se përveç fëmijëve numri më i madh i pacientëve që vujanë nga alergjitë janë tek të rriturit, por me marrjen e terapive adekuate simptomet e alergjisë fllojnë të zbuten.
“Shpeshherë pacientët që kanë simptoma të njejta në stinë të njejtë se e dijmë që alergjitë kanë një fluks të madh në stinën e pranverës si factor kryesor është vet poleni, lulzimi i pemëve, luleve sjell një factor kryesor. Pacientët që kanë alergji ato shpeshherë fillojnë me teshtitje, lotim të syve, kruarje, paraqitjen e ndryshimeve në trup, shpeshherë kërkojnë ndihmë mjekësore duke bërë alergo teste dhe verifikimi i cili është alergjeni kryesor i cili ndikon në atë organizëm dhe sipas asaj bëhet mjeki dhe trajtimi i tyre, varësisht nga simptomet që shfaqen. Gripet dallojnë për nga alergjitë se zgjasin një kohë më të shkurtë, ndërsa alergia pak më gjatë varësisht derisa të mbarojë ajo koha e polenit apo alergjenit i cili e shkakton atë alergji.”, u shpreh mjekeja Ajsel Fazli.
Qytetarët e anketuar thonë që ndryshimet klimatike e rëndojnë shëndetin e tyre posaçërisht edhe të pacientëve me alergji.
“Shumë rëndë, në shëndet ndikojnë, në ushqim në fjetje, fëmijët po a unë jo.”, u shpreh një qytetar.
“Ka ndryshu klima jo ka vera por ka dimri jemi tu shku. Po kam alergji nga poleni.”, tha një qytetar.
“Ndryshimi i kohës ndikon shumë tek unë, ndjehem e lodhur.”, u shpreh një qytetar.
Mjekët rekomandojnë që pacintët të kenë kujdes të madh ndaj shëndetit të tyre. Të  konsumojnë  ushqim  të pasur me minerale dhe vitamina, përdorim të lëngjëve sidomos të ujit./TVM2