Kolumna

Ndryshim strategjie dhe metodash për luftë ndaj BDI-së-Mos e kritkoni e shani por lëvdroeni

Ejup Berisha
Eureka, Eureka,Eureka Lexues të nderuar si duket e kamë zbuluar formulën e qëlluar dhe më efikase se si ti zvogëlohet përkrahja, ndikimi dhe ti ndërpritet qëndrimi i gjatë Bashkimit Demokratik për Integrim-BDI-së në pushtet. Deri tani si duket praktika e çortimit, kritikimit dhe sharjeve të shumta drejtuar nga ana e kundërshtarëve politik në adresë të këtij subjekti politik nuk i kanë dhënë jo vetëm efektet e dëshirueshme por ato nuk kanë dhënë kurrfar efekti bile, prandaj duhet ndryshuar metodë,mjete dhe strategji për luftë politike kundër BDI-së. Kundërshtar politik të BDI-së tani e tutje ju ftoj që Bashkimin Demokratik për Integrim mos ta kritikoni, mos e shani dhe mos e mallkoni por filloni ta lavdroni dhe ti jepni komplimente të shumta dhe ta ngritni në qiell sepse shumë shpesh në jetë efektet që dëshirohen të arrihen i krijon ligji i të së kundërtës. Psh si pasoj e tij kur jemi te BDI qe sa e sa vite shumica e qytetarëve shqiptar këtu në RMV kundërshtar të saj me vet fajin e saj kuptohet (po po vetë BDI ka krijuar shumë armiq me veprimet dhe me sjelljet e saja të papranueshme dhe të padrejta në skenën politike qëndrore) prandaj kundërshtarët e saj për çdo sekondë, minutë dhe orë e kritikojnë e shajnë dhe e mallkojnë BDI-në por si duket kot pasiqë këto kritika, sharje dhe mallkime nuk po japin efekte. Shihni realisht po të mblidheshin këto kritika sharje dhe mallkime kundër BDI-së duke i anashkaluar votat e votuesve kundër këtij subjekti politik shqiptar në pushtet këtu në RMV ato do të duhej që shumë moti ta fundosnin atë jo vetëm nga pushteti por edhe nga skena politike. Por jo në vend të kësaj BDI sa më shumë sulmohet kritikohet, shahet dhe mallkohet ajo del akoma më fituese në cikle të ndryshme zgjedhore këtu në vendin tonë. Prandaj tani e tutje unë do të filloj ta lëvdroj,komplimentoj dhe ta ngre në qiell BDI-në si subjekt politik krejt kjo me qëllim që mos vallë po arrihet ekekti i ligjit të së kundërtës apo mos vallë BDI-në po e kapë mësyshi nga lavdatat dhe komplimentet pozitive dhe të tepërta dhe ky subjekt politik mos po shkon aty ku e ka vendin e meriuar në opozitë. Kështuqë kundërshtar të nderuar të BDI-së ju sygjeroj që ta provoni ta zbatoni edhe ju këtë strategji të re për luftë kundër BDI-së dhe ndoshta mos po ka sukses e njëjta. Duke e analizuar këtë fenomenin e kritikave sharjeve dhe ofendimeve të shumta në opinion drejtuar BDI-së kamë filluar të dyshoj se mos vallë këtë e organizon e orkestron dhe e udhëheq vetë Bashkimi Demokratik për Integrim për tu lëvdruar pastaj ajo në opinion se ja ne sa shumë na shajnë, kritikojnë, e mallkojnë dhe ne prapseprap jemi partia që fiton sepse ne jemi subjekti më i fuqishëm politik, se ne jemi shumë më të mirë se të tjerët, dhe ne jemi më të drejtët apo dhe se nuk ka forcë që ne na rrezikon në pushtet e lere më që të na dërgoj në opozitë. Prandaj Rroftë BDI, rroftë Ali Ahmeti, ska subjekt më të mirë dhe më të drejtë se BDI. Ky subjekt le të qëndroj në pushtet edhe 100 vite. Unë pra e fillova strategjinë dhe metodën e re për luftë kundër BDI-së prandaj kundërshtar të këtij subjekti politik ju ftoj edhe juve që ti zbatoni të njëjtat dhe ti presim rezultatet.