Vetëm pak ditë më parë, Desada Metaj u emërua si anetarë e AMA-s, me “bekimin” e Lulzim Bashës.
Për ti bërë nder Desadës, apo për ta hequr qafe, këtë e dinë ata.
Por, vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës, Desada Metaj ka shkelur ligjin dhe faktet tregojnë se tashmë duhet të kishte nisur shkarkimi i saj.
Së pari kujtojmë këtu faktin se ajo u paraqit në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët.
Më tej ndërhyri në mbledhje, duke “urdhëruar” kryetaren e këtij Komisioni, Jorida Tabakun, për pyetjet qe duhej ti drejtonte kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në disa foto të publikuara nga mediat shikohen mesazhet e Metajt, me deputeten Jorida Tabaku. Në këto mesazhe, në shkelje të pozicionit të saj, Metaj i jep udhëzime Tabakut për pyetjet që duhet t’i drejtonte kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ishte thirrur në dëgjesë, si dhe e këshillon si duhet të sillet gjatë debatit.( Lexo këtu)
Më tej, vetë Metaj në një postim në rrjetet sociale, ndërsa tenton të justifikojë skandalin, pranon se mbështet Opozitën. Edhe pse është anëtare e AMA-s.
“Sa për vendin në bordin e AMA-s, ato janë vende të opozitës dhe i takojnë asaj. Sa për të bërë opozitë me këtë qeveri le të qartësohen se do vazhdoj çdo ditë“,- thuhet në reagimin e bërë nga Metaj.
Për më tepër, Metaj ka mbajtur qëndrime publike kundër deputetes Ermonela Felaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Ermonela Felaj, përfaqësuese e PS në Komisionin Hetimor për inceneratorët ka shprehur shqetësimin për prezencën time në këtë Komision, meqë si e votuar nga parlamenti për AMA-n nuk e lejon ligji.
Pra, këta dashnorët e zbatueshmërisë së ligjeve që me këto ligje kanë vjedh dhe abuzuar miliona euro me inceneratorët u intimidokan nga prezenca ima pa të drejtë fjale, duket që i kanë punët në vijë”-shkruante në rrjetet sociale, Metaj.
Ndërsa më pas në një tjetër qëndrim publik, Meta ka sulmuar hapur ish-kryeministrin Berisha.
Ndër të tjera, Desada Metaj shkruante se “Tani që dhe vetë Berisha është rikthyer në parlament dhe opozita sërish ka përfaqësuesit e saj në AMA, unë përfaqësokam bashkëqeverisjen.
Nuk kam patur kurrë dyshime për koherencën e munguar politike të Sali Berishës, por kam shpresuar gjithmonë se të paktën informacionet për zëdhënëset do t’i kishte të sakta. Duke u nisur dhe nga dobësia që ka për to!”
Këto qëndrime të Desada Metaj janë në kundërshtim me Kodin e AMA, i cili e ndalon.
Por, çfarë thotë Kodi i Sjelljes?
Sipas nenit 7 të ligjit për mediat audiovizuale, anëtarët e AMA-s nuk mund të jenë individët që janë anëtarë të partive dhe shoqatave politike.
Ligji i ndalon anëtarët e AMA-s që të shprehen ose të mbajnë qëndrime publike që cenojnë paanshmërinë e tyre dhe se ata nuk duhet të influencohen financiarisht apo politikisht dhe duhet të veprojnë gjatë gjithë kohës për të përmbushur dhe thelluar objektivat e AMA-s.
“Funksionarët e AMA gjatë ushtrimit të detyrës, nuk mund të jenë anëtarë të partive, organizata politike apo të kryejnë funksione publike që konsiderohen si të papajtueshme me detyrën nga legjislacioni në fuqi për median audiovizive”, thuhet në Kodin e sjelljes.
Mesa duket “ Kodi” dhe ligji janë të parëndësishme për të besuarën e Lulzim Bashës.
Por, AMA nuk mund të jetë selia e konferencave të shtypit të Desades per interesat e saj politike krejtësisht imorale./CNA.al
Foto-Desada Metaj “urdhëron” Tabakun/ I dërgon pyetje të gatshme, mesazhe dhe nga analistët
Pasi mori “urdhra” nga Desada Metaj/ Tabaku bën sekretaren e Bardhit