May 7, 2024
Maqedoni

Ndodh edhe kjo, kidnapohet bariu nga Likova nga pronarët e dhenve, se nuk deshi të punon më për ta

Dje në orën 23:00 në Stacionin e Policisë Gazi Babë, H.R. (39) nga fshati Hotël-Likovë ka raportuar se rreth orës 17:00 përderisa ka qenë duke kullotur dhen në vendin e quajtur “Blokovi” afër Katllanovës, në Shkup kanë ardhur ish-punëdhënësit e tij B.A., B.A. dhe H.A. me veturë “golf” me targa të Shkupit dhe për shkak se nuk ka dashur të punojë më për ta, me kërcënime e kanë futur me forcë në automjet dhe e kanë sulmuar fizikisht.

Ata e kanë çuar në lagjen Hasnbeg, ku e kanë mbajtur për rreth një orë pa pëlqimin e tij.