Maqedoni

Ndërtimi i objektit shkollor në mes të fshatit Sllupçan dhe Orizare

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Kur e kërkoi nevoja dhe dëshira e banorëve të fshatit Sllupçan dhe Orizare për ti shkolluar fëmijët e tyre dhe për përfitimin e njohurive që do t’ju nevoitet për jetën e mëtutjeshme, me rritjen e numrit të nxënësve, filloi të paraqitet edhe mungesa e lokalit shkollor. Kështu që, nga vetë banorët e këtyre dy fshatrave u ngritë iniciativa për ndërtimin e një objekti të ri shkollor. Vendi ku do të ndërtohej ndërtesa e re shkollore, do të jetë vendi në mes dy fshtarve Sllupçan dhe Orizare. Iniciativa ishte përkrahur me shumë vullnet nga të gjitha strukturat e të dy fshtrave, këshuqë në tubimet e mbajtura me banorët u vendosë që të shpallet referendum për vetkontribut, që banorët të ndihmojnë me para dhe me punë vullnetare fizike. Gjatë aksionit para të gatshme u grumbulluan 8.500.000 dinarë. Nga banorët u sollën si vetkontribut 600 kubë gurë, 800 kubë rërë, 200.000 copë tulla, 100.000 kilogram cimento, 40.000 kg. gëlqere, 62 kub metra dërrasa si dhe material tjetër ndërtimor. Llogaritur materiali i sjellur me vlerë parash do të ishte me sa vijon: 2.000.000 dinarë. Ose, në tërësi banorët si vetkontribut për ndërtimin e objektit shkollor u dhanë dhe kushtoi : ndërtimi ishte shuma prej 14.700.000 dinarë. Sipas llogarive të parapara për ndërtimin e këtij objekti sipas proektit do të kushtonte një çmim prej 25.000.000 dinarë. Mirëpo, nga gjithë kjo shihej se punët rreth ndërtimit ende nuk kishin përfunduar, kështu që ende pa përfunduar ose ndërtuar kishin mbetur edhe dy klasë, korridoret, podrumët, lyerja e jashtme, mbulimi akoma më betomen, poashtu edhe një banesë për mësuesit ende e papërfunduar. Për përfundimin e punëve të jashtme do të nevoitej më së paku materiale prej një shume prej 4.300.000 dinarë, ku ndërtesa do të jetë e kryer dhe do të kishte kushtuar 19.000.000 dinarë. Nga kjo shihet se punën vullnetare që kanë dhënë banorët e këtyre dy fshatrave është kursyer një shumë parash prej 6.000.000 dinarë. Nga kjo shihet aktiviteti dhe kontributi i njerëzve tanë për dashurinë ndaj arsimit dhe kulturës që mëriton lëvdatë të lartë meritore.
Përshkak të nevojës dhe të pamundësive, që një numër i madhë banorësh kishin mbetur pa e kryer tetëvjeçaren, rrodhi inciativa për hapjen e shkollës së natës. Kështu që, pranë kësaj shkolle u hapën paralele për të rriturit, ku vijimi i mësimit në këto shkolla ishte shumë i madhë . Në dy paralelet e hapura gjatë këtij viti shkollor ishin të regjistruar gjithësejt 62 dëgjues. Nga këta dëgjues të këtyre paraleleve, interesimi për të mësuar ishte i madh dhe gjatë këtij viti shkollor kryen nga dy vite, gjithësejtë klasën e pestë dhe klasën e gjashtë 45 nxënës, kryesisht të rinj dhe punëtorë.Pra, gjatë vitit shkollor 1958/59 shkolla fillore e pagëzuar me emrin “ Jeta e Re “ kremtoi 15 vjetorin e themelimit ose hapjes së shkollës për herë të parë në gjuhën shqipe në fshatin Sllupçan dhe Orizare.

Marr nga monografia “Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe”, botuar më vitin 2008, autor Nehat Jahiu