Maqedoni

Ndërtesë mbi ndërtesë, shembet rruga në Shkup

Rruga “9 Maji” prapa Sallës Universale në Shkup është shembur si pasojë e punimeve për ndërtimin e një objekti të ri. Gjysma e rrugës është e bllokuar nga kantieri i ndërtesës, qe është i rrethuar me gardh teneqesh, transmeton Lideri.mk.

Pjesa e rrugës që është hyrja në kantier është shembur dhe toka nën asfalt po rrëshqet.

“Një pjesë e rrugës është zhdukur”. Që nga fillimi i punimeve të ndërtimit, ato kanë punuar pa mbrojtje, d.m.th. nuk janë vendosur shtylla, vazhdimisht po nxirret uji dhe po tërhiqet dheu. Kemi frikë se është prishur qëndrueshmëria e objekteve dhe shtëpive përreth”, thonë banorët e rrugës për SDK.mk.