Maqedoni

Ndërron jetë një fëmijë dyvjeçar në Klinikat e Shkupit, ishte i infektuar me Covid-19, ka pasur edhe sëmundje të rënda

Nga Ministria e Shëndetësisë sot pasdite informuan se një fëmijë dyvjeçar me histori të gjatë sëmundjesh, edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve ta shpëtojnë jetën e tij, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në klinikat e Shkupit, transmetonTV21. Bëhet fjalë për një fëmijë i cili vuante nga sëmundje të rënda. Pacienti i ri para një viti u ishte nënshtruar më shumë operacioneve. Para 5 ditëve, 15 minuta para mesnatës ishte sjellë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në gjendje të dehidruar. Për shkak të gjendjes kritike, mjekët menjëherë kanë filluar me trajtim intensiv. Analizat laboratorike kanë treguar se bëhet fjalë për anemi dhe përkeqësim të parametrave si pasojë e sëmundjeve nga të cilat vuante. Edhe përkundër terapisë që e ka marrë, gjendja e fëmijës u përkeqësua. Për shkak të kovid-protokolleve, pacientit i ishte bërë test dhe ka dalë pozitiv me koronavirus./TV21