May 5, 2024
Maqedoni

Emshiu: Shpresoj në drejtësi ndërkombëtare

Ibin Emshiu , familjar i dy vik*timave të djegies së spitalit modular të Tetovës, ka deklaruar se ky moment, edhe në gjumë do i përsëritet.

Emshiu, u shpreh që, do e kërkojë drejtësi, edhe në instancat ndërkombëtare dhe se prej këtij rasti e ka kuptuar se sa është i pasigurt, ky vend

“Ky rast, nuk mund të kalojë pa përkujtimin e ulërimave të babaut dhe vëllaut dhe qytetarëve të tjerë, që humbën jetën nga kjo fatkeqësi. Që i dëgjoja duke mos mundur të bëjë gjë. Ky moment, edhe në gjumë më përsëritet. Prej këtij rasti e kam kuptuar sa ëshët pasiguria në këtë vend.

Shpresoj në drejtësi ndërkombëtare. I dashur baba dhe vëlla, të gjithë viktimiat do t`i mbajmë mend gjithë jetën.

Ju faleminderit gjithë qytetarëve”, tha Emshiu. Rreth hapave të ardhshëm, ai potencoi, se së bashku me organizatorët, do i shpalosin planet, ditëve në vazhdim.