BallinaMaqedoni

Ndërron jetë 35 vjeçari i burgosur në Idrizovë, u pre me qelq, ndërroi jetë rrugës për spital

Më datë 27.08.2024 në ora 12:35 në SPB Shkup nga burgu i Idrizovës është raportuar se rreth orës 12:00 në këtë institucion, në dhomën e vizitës, i dënuari D.F (35) nga Shkupi ka thyer xhamin vetë, e më pas ka filluar gjakderdhje e madhe dhe rrugës për në kompleksin klinik “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar konstatoi vdekjen. Kontroll është kryer nga ekipi hetues i SPB Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.