May 21, 2024
Maqedoni

Klubi i Veteranëve të UÇK-së organizuan iftarin tradicional në Tetovë

Klubi i Veteranëve të UÇK-së kanë organizuar edhe këtë vit iftarin tradicional në Tetovë.

Në fotografitë e shpërndara nga iftari Klubi i Veteranëve të UÇK-së ka lënë edhe një mbishkrim me mesazh.

“Ne nuk jemi thjesht një grup individësh. Ne jemi një familje, ne jemi një trup i vetëm që ka përjetuar gjithë sfidat dhe fitoret e luftës për liri dhe barazi.
Abuzimet dhe keqpërdorimet që tentojnë të zhvlerësojnë trashëgiminë tonë nuk do të lejojmë, nuk do të lejojmë që historia jonë të fshihet. Ne kemi detyrim moral të kujdesemi për amanetin e heronjve tanë, të kujdesemi për idealin e tyre të përjetshëm për liri dhe drejtësi”, thonë nga Klubi i Veteranëve të UÇK-së.