Ndërron jetë 17 vjeçari nga Dibra
Një 17 vjeçar nga Dibra dje ka ndërruar jetë pa pritur. Lajmin e bën të ditur drejtori i Shkollës së mesme.
“Ja çfarë shkruan:
E nderuara familje Ramadani,
Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta e birit dhe nxënësit shembullor, Besar Ramadani. Ai ndahet fizikisht nga ne, por shembëlltyra e tij si nxënës i devotshëm do të kujtohet gjithmonë.
Në emër të SHMK “ 28 Nëntori” , drejtoria e shkollës, shërbimi profesional dhe gjithë profesorët, shprehim ngushëllime më të thella për familjen, për të afërmit e tij dhe shoqërinë.
U prehsh në paqe, Besar!
Drejtori i SHMK “ 28 Nëntori”,
Ramadan Imeri” tha ai.