Maqedoni

Ndërron jetë 15 vjeçarja nga Sellca e Tetovës

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën për Sëmundjet Infektive ka ndërruar jetë një 15 vjeçare nga fshati Sellcë të Tetovës. Sipas raportit mjekësor pacientja me një pamje klinike shumë të rëndë është sjellë në Klinikën Infektive. Sipas raportit mjekësor, ky është një rast jashtëzakonisht i rëndë, me një formë të rëndë të sëmundjes. Bëhet fjalë për pacient me obezitet. Ndërsa anketa epidemiologjike është pozitive, sipas babait të pacientes, nëna e saj vdiq nga Covid 19./Alsat