Maqedoni

Vrasje në Çair, policia tregon detajet

Lidhur me vrasjen në Çair është deklaruar edhe policia të cilët janë në vendngjarje.

Ata thonë se rasti ka ndodhur rreth orës 9:12

“Në ora 9:12 është denoncuar rasti se në vendbanimin “Topansko Pole”, në afërsi të një pompe benzine është shtënë me armë E.B. i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes nga lëndimet. Po merren masat për zbardhjen e rastit”, kanë thënë nga MPB.