Ndërroi jetë zjarrfikësi nga Struga pas intervenimit në teren
Më 22.08.2024, në orën 17:13, në
Stacionin Policor të Struges, nga Qendra
Mjekesore e Struges është raportuar se
tek ata është sjellë pa shenja jete B.P. (40) nga fshati Misleshevë, rrethi i Struges, i
punësuar në Njësine Territoriale të
Zjarrfikësve të Strugës.
Sipas raportit, ai ka marë pjesë në një intervenim në fshatin Oktis, ku eshtë raportuar një zjarr në vendin e quajtur “Krasta e Oktisit”, transmeton lideri.mk.
Pasi përfunduan intervenimin, ai u kthye me kolegët në Njësine Territoriale të
Zjarrfikësve të Strugës dhe gjatë largimit të
pajisjeve ka rënë dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Një mjek ka konstatuar vdekjen pa shenja
të dukshme të dhunës, ndërsa hetime ka
kryer një ekip nga policia e Strugës dhe një
inspektor i punës.