Maqedoni

Ndërroi jetë Shaip Saliu, arsimtar, sportist dhe aktivist nga Kumanova

Sot në mëngjes, në moshën 87-vjeçare ka ndërruar jetë Shaip Saliu, ish-drejtor i shkollës fillore “Bajram Shabani” nga Kumanova, informon News-TV. Saliu ishte patriot edhe arsimtar i devotshëm.

Ai ka lindur në vitin 1934. Rreth viteve 1953-55 kreu Normalen në Tetovë dhe Shkup. Fakultetin filologjik e kreu në vitin 1976 në Universitetin e Prishtinës.

Punoi si arsimtar në shkolla fillore dhe të mesme në Kumanovë. Gjatë viteve 1974 – 82 ishte drejtor në shkollën fillore “Bajram Shabani”, kurse mes viteve 1982-1990 ishte këshilltar i Arsimit në Kumanovë.


Nga 1990-1992 punoi si drejtor në ndërmarrjen “Napredak”, prej kur doli në pension.


Si i ri ka qenë futbollist i gjeneratave të para të KF Bashkimi nga Kumanova. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (25 mars 2021) me namazin e drekës.
News-TV i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Saliu për humbjen e njeriut të tyre më të shtrenjtë./News-TV