Kosovë

Ndërroi jetë ish ushtari i UÇK-së dhe avokati Bajram Krasniqi

Skënder Karaçica

Në Prishtinë dje ka vdekur avokati dhe ushtari i UÇK-së Bajram Krasniqi,i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare dhe,në kohën më të rëndë të okupimit të regjimit të Serbisë në vitet `90 ai ishte në krah të mbrojtjes të veprimtarëve shqiptarë para gjykatave serbe dhe të logjistikës së UÇK-së.

Deri në përfundim të luftës,Bajram Krasniqi ishte pjesë e logjistikës dhe në krah të luftës së drejtë të UÇK-së për lirinë e Kosovës.

Avokati Bajram Krasniqi ,të enjtën,do të varroset në vorrezat e vendlindjes në Tërpezë të Llapushës.