Maqedoni

Ndërroi jetë gazetari dhe shkrimtari i niohur, Rrahim Ganiu

In Memoriam
Ndërroi jetë ish kolegu -gazetari i Radio Shkupit Rahim Ganiu.
Tani më i ndjeri ka lindur ne fshatin Mateç te Kumanovës (Likovës) më 10 Mars të vitit 1942 ne nje familje fshatare bujqësore. Shkollen fillore e kreu ne Mateç, ndersa normalen e kreu ne Shkup, per ku gati ka udhetuar cdo dite me kembe per te ndjekur mesimet. Gjithashtu ne Shkup e kreu edhe fakultetin filozofik. Rrahimi do te lidhet me Shkupin per gjithe jeten e tij, pasi një kohë punoi si prof.në Gjimnazin “Zef Lush Marku”, e për t’u punesuar më pas pikerisht ne Radiotelevizionin e Maqedonise, Program i Radios ne gjuhen shqipe, ne fillim te viteve 1970. Ne keto vite edhe Rrahimi dha kontributin e vet intelektual per te konsoliduar mediumin e vetem elektronik te shqiptareve ne Maqedoni, i cili degjohej ne gjithe boten shqiptare ne Ballkan, deri ne Stamboll. Pergatiste emisione te ndryshme nga lemi i arsimit dhe kultures. Me kalimin e viteve Radio Shkupi zhvillohej dhe zgjerohej, me kete edhe angazhimi i Rrahim Ganiut behet me i madh pervec detyres se gazetarit ai ka ushtruar edhe postet e redaktorit dhe te Kryeredaktorit te Radio Shkupit. Nga vitet e fundit te punes se tij ne Radio, Rrahimi i perkushtohet punes radiogazetareske krijuese duke u ofruar degjuesve punime dhe shkrime nga lemi i filozofise dhe eseistikes. Pensionohet duke e perbyllur punen e tij aktive profesionale gazetareske ne Radio Shkupin në vitin 2004.
Por angazhimin e vet krijues Rrahimi nuk e ndal me pensionimin e tij, perkundrazi ai i qaset edhe me shume krijimtarise kryesish letrare, eseistike dhe filozofike. Ishte shume aktiv ne lemin e aktiviteteve kulturore artistke me ç’rast u shperbly edhe me nje varg cmimesh per veprimtari letrare per poezi.
Rrahim Ganiu la pas vetes edhe mjaft vepra artisike-letrare, romane, permbledhje poetike dhe studime nga fusha e filozofise te cilave i’u perkushtua deri ne diten e fundit te jetes se tij.
Varrimi u be sot te varrezat e Butelit.
Kujtimi për të do të jetë i paharruar për stafin e Radio Shkupit – Programi në gjuhën shqipe.