May 8, 2024
Rajon - Botë

Ndërkombëtarët interesohen për relaizimin e të drejtave të nxënësve

NDËRKOMBËTARËT INTERESOHEN PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË NXËNËSVE

Në cilësinë e Koordinatorit të të drejtave të njeriut për Ballkan, i akredituar nga Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut IGFM, me seli në Frankfurt në Gjermani, IP Shkollën fillore “Bedri Elezaga” në Katerkollë, e vizitoj z. Idriz Sinani nga Kumanova – Maqedonia e Veriut.

Musafiri u interesua për të drejta elementare të komunitetit vendas, me akcent të veçantë në realizimin e të drejtave të fëmijëve për arsimim e edukim fillorë, në gjuhën amëtare.
Nikoqiri, Mustaf Badhi drejtori i institucionit në fjalë, e njoftoj musafirin për punën në Shkollë, për mundësitë e mbi gjitha për kushtet optimale të cilat ju ofrohen nxënësve e mësimdhënësve në zhvillimin e proçesit arsimorë.

Pas shikimit të ambienteve të shkollës, si kabineteve, bibliotekës, sallës së edukatës fizike etj, musafiri u sigurua se kushtet e mësimdhënies në këtë tempull diturie janë optimale dhe të punësuarit e këti institucioni janë në gadishmëri të përherëshme për mbarvajtjen e procesit edukativo arsimor.