July 2, 2024
Maqedoni

Ndarja e çmimeve gazetareske “Nikolla Mlladenov 2023”

Instituti maqedonas për media (IMM) sot do të ndajë çmimet gazetareske “Nikola Mlladenov 2023”. Siç kanë kumtuar nga IMM, çmimet do të ndahen në tre kategori edhe atë: Storje më e mirë hulumtuese, Produkt më inovativ gazetaresk dhe fotografia më e mirë.

Në konkursin e sivjetmë i cili u shpall më 31 janar dhe zgjati deri më 26 shkurt 2024 në kategorinë Storja më e mirë hulumtuese kanë arrit 39 storje të përpunuara në 175 tekste, apo kronika me video, 15 storje të përpunuara në 16 tekste në kategorinë Produkt më inovativ gazetaresk dhe 21 fotografi në kategorinë Fotografia më e mirë.

Çmimet për storjen më të mirë hulumtuese, IMM i ndan tradicionalisht që nga vitit 2021, ndërsa prej vitit 2013 çmimi mban emrin e gazetarit të shquar dhe pronarit të së përjavshmes “Fokus”, Nikolla Mlladenov.