Maqedoni

Ndalohet një 58-vjeçar në Shkup, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Me datë 01.03.2024, në ora 06:55, në rrugën “Zendel Xhemail” në Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria 58 vjeçarin O.B. nga fshati Ognjanci, Shkup. Ai kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burgim prej tre vjetësh për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Personi është dorëzuar në stacionin e policisë në Gazi Babë dhe më pas do të dërgohet nw burg për vuajtje të dënimit.