Ndahet nga jeta në moshë të re studentja Kybra Xhaferi nga Tetova
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të studentes sonë Kybra Xhaferi. Kybra studionte në programin studimor të Sociologjisë në Fakultetin Filozofik. Si një studente e angazhuar, me punën dhe edukatën e saj krijoi modelin e suksesit për brezin e saj dhe jo vetëm.
Kolegët dhe profesorët e Fakultetit Filozofik dhe të gjithë të punësuarit në Universitetin e Tetovës janë të tronditur nga largimi i saj i parakohshëm.
Në emër të Universitetit, i shprehim ngushëllimet familjes Xhaferi, kolegëve dhe miqve të saj.
U prehtë në paqe!
U.D. Rektori,
Prof. Dr. Reshat Qahili