NATO – Dita e hapur industriale në Shkup, kompanitë tona, pjesëmarrëse në tregun e NATO-s
Barazia në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve për nevojat e Aleancës, rritja e pjesëmarrjes në tregun e NATO-s dhe bashkimi i kapaciteteve të industrisë nga të gjitha vendet janë pjesë e rekomandimeve të NATO-s për të gjitha aleatët. Këto u mundësuan gjatë Ditës së hapur Industriale të NATO-s të mbajtur në Shkup. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të lartë të agjencive pjesë e Aleancës, Agjencia e NATO-s, për mbështetje dhe furnizim (NSPA) dhe Agjencia e NATO-s për komunikime dhe informacione (NCIA), si dhe përfaqësues të Odave Ekonomike, kompani të shumta maqedonase dhe përfaqësues të komunitetit akademik. Ministrja e mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, tha se rreth 44 kompani vendase kanë shfaqur interes të punojnë me tenderimin me NATO-n.
“Bëhet fjalë për treg të rëndësishëm prej rreth 5 miliardë euro në nivel vjetor, të cilin nuk guxojmë ta lëshojmë. Duhet të jemi ambicioz, të garojmë me cilësi dhe kapacitete dhe të tregojmë se kompanitë maqedonase, në mënyrë teknologjike dhe zhvillimore mund t’u përgjigjen kërkesave dhe të jenë konkurrente me kompanitë në vendet aleate.”, – deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
Menaxherja e Agjencisë së NATO-s, Stresi Kamings dhe shefja për furnizime në NATO, Xhenifer Apton, inkurajuan kompanitë vendore të marrin pjesë në këto tenderime dhe bëri të qartë se ata janë lidhja e vetme mes aleateve të NATO-s dhe industrive. U shprehën të bindur se vendi ynë ka potencial të pazbuluar sa i përket aftësive industrial për përkrahje të aleancës.
“Kemi shembuj të pjesëmarrjes së një pjese të kompanive nga vendi juaj të cilat me sukses morën pjesë në procedurat e tenderimit dhe kanë lidhur marrëveshje. Sot kemi një mundësi më të mirë të flasim për mundësitë, politikat dhe mënyrat se si një numër i madh i kompanive në vendet tuaja, mund të marrin pjesë në proceduarën e tenderimit dhe të jenë konkurrente.”, – theksoi menaxherja e Agjencisë së NATO-s, Stejsi Kamings.
“Me padurim pres vazhdimin e sesioneve tona dhe mundësinë e mbajtjes së takimeve bilaterale me disa prej kompanive udhëheqëse në sferën e teknologjisë informatike dhe kontrollin e komunikimeve dhe kompjuteristikës dhe të arriturave të fundit në këto lëmi.”, – u shpreh shefja për furnizime në NATO, Xhenifer Apton.
Me anëtarësimin e vendit në NATO është hapur mundësia për pjesëmarrjen e kompanive të Maqedonisë në tregun e NATO-s me vlerë prej rreth 5 miliardë euro në vit. Për të mbështetur kompanitë tona në procesin e marrjes së certifikatave të nevojshme për tenderim, Ministria e Mbrojtjes hapi qendër për mbështetjen e kompanive.