Musa Xhaferi në Lëvizjen Besa? Përgjigjet Arjanit Hoxha
I pyetur nëse Musa Xhaferi do të bëhet pjesë e Lëvizjes Besa, Arjanit Xhaferi në ClickPlus në TV21 tha se nuk beson që ai më ka ambicie politike.
“Nuk e di edhe a ka ambicie politike z. Xhaferi në kuptimin e kyçjes në politikë. Mendoj se më korrekte është të bisedohet me të”, tha Hoxha.
Hoxha tha se janë në komunikim me figura të ndryshme nga BDI, po jo me Musa Xhaferin.
“Kemi komunikime të rregullta edhe me personalitete të tjera. Me Musa Xhaferin? Jo, asnjëherë me Musa Xhaferin nuk kemi biseduar me çështjen e bashkangjitjes eventuale në Lëvizjen Besa”, theksoi Hoxha.