Murtezani: Ulet çmimi i rrymës për bllokun e parë për 4.11%, kurse për bllokun e dytë për 2.95%
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator ër amvisëritë çmimi i energjisë elektrike për bllokun e parë ulet për 4.11%, kurse për bllokun e dytë ulet për 2.95%, ka njoftuar drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani, duke sqaruar vendimin e fundit të KRRE-së.
Vendimi u shpall nga drejtori i KRRE-së, Risto Bislimovski, kurse Murtezani në deklaratën për portalin Lideri.mk e ka prezantuar në formë të detajuar.
“Sipas vendimit të Komisionit Rregullator ër amvisëritë çmimi i energjisë elektrike për bllokun e parë ulet për 4.11%, për bllokun e dytë ulet për 2.95%, çmimi i bllokut të tretë rritet për 0.85%, për bllokun e katërt çmimi i energjisë elektrike rritet për 7.65%”, ka sqaruar drejtori i MEPSO-s, Murtezani.
Sipas Murtezanit, për gjithsej 99.2% e amvisërive do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike.
Çmimi total i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël do të ulet për 20.15% nga data 01.01 dhe ky çmim do të zbatohet për 70 mijë kompani në vend.