Maqedoni

Murtezani: Na pret një dimër i vështirë, po i ndihmojmë qytetarët

Na pret një dimër i vështirë, në planin e energjisë elektrike, por, po bëjmë gjithçka për t’i ndihmuar qytetarët dhe kompanitë biznesore. Kështu deklaroi drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani, në intervitë për “Kapital”, ku ndër të tjera tha se kanë për synim kryesor të kalojnë këtë dimër sa më lehtë që të jetë e mundur.

ORHAN MURTEZANI, DREJTOR I MEPSOS

“Në vitin 2021, kriza energjetike i kapi pothuajse të gjithë të papërgatitur. Duke u nisur nga një përvojë e tillë, e sidomos nga tërheqja e madhe e papritur e energjisë elektrike nga sistemi, fillimisht filluam procesin e ndryshimit të rregullave të tregut sepse në atë kohë MEPSO kishte një pasqyrë të përditshme vetëm për energjinë elektrike që furnizuesit kishin blerë nga tregu i hapur, por jo në kontrata furnizimi”.

I pari i MEPSO-s sqaron, dy momente kyçe, të cilat paralajmërojnë shfaqjen e krizës energjetike edhe në tregun tonë, të cilat janë: rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë dhe pamundësia e ELEM-it, për të përballuar konsumin e brendshëm të energjisë.

ORHAN MURTEZANI, DREJTOR I MEPSO-s

“Ndërsa nga ana tjetër, ELEM, veçanërisht në muajin tetor, për shkak të avarive dhe problemeve me prodhimtarinë, filloi tërheqjen e energjisë elektrike nga sistemi. Për këto arsye, ka një angazhim të konsiderueshëm të rezervave të sistemit nga SH.A MEPSO, por edhe tërheqje të energjisë elektrike nga interkoneksioni evropian”.

Edhe drejtori , Orhan Murtezani bënë apel që të gjithë qytetarët në përgjithsi, të mundohen maksimalishtë të kursejnë energji elekrike. Murtezani ka deklaruar se si kompani e përgjegjshme dhe palë relevante e interesit të sektorit të energjisë përkatëse, duhet të marrin drejtimin me masat kursimtare në këto kohë krize të rëndë energjetike, sepse nëse kërkojmë nga qytetarët të kursejnë, duhet të jenë të parët që do ta zbatojmë.