Maqedoni

Murseli: Me ne në pushtet do të kemi administratë efikase (foto)

Mbrëmë koalicioni ASH-AAA ka zhvilluar tubim në lagjet Reçicë, Teteks dhe Teqe dhe para qytetarëve prezentuan programin e qeverisjes 2021-2025, informon portali “tetova1”.

Kandidati për kryetar komune Vullnet Murseli në faqen e tij në facebook shkruan:

Mbrëmë në tubimin e organizuar nga lagjet Reçicë, Teteks dhe Teqe para qytetarëve prezentuam programin tonë të qeverisjes 2021-2025 bashkë me Muzafer Etemi, bartës i listës së kandidatëve për këshilltarë dhe kandidaten për këshilltare Nurije Bajrami.

Me prezencën e tyre më nderuan Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Qytetarët tanë ndjehen si të huaj në qytetin e tyre. Prandaj në mandatin tonë komuna do të jetë në shërbim të qytetarëve në çdo kohë, me administratë efikase – ku do ta gjejmë personin e duhur për çdo punë.

Ekipi im do të promovojë administratë transparente, që ta dini në çdo kohë ku dhe si shpenzohen paratë e juaja. Do të krijojmë administratë të përgjegjshme, do të takohemi me qytetarë çdo të premte, do të hapim zyrë speciale për diasporën tonë./tetova1/