Maqedoni

Murseli: Kemi projekt 40 miljon euro për ujësjellësin në Tetovë

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kryetarë i Komunës së Tetovës, Vullnet Murseli, ka paralajmëruar projekt prej 40 miljonë euro për zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm një herë e përgjithmonë. Ai në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, tha se kryetarja aktuale, Teuta Arifi, ka premtuar në vazhdimësi, por nuk i ka realizuar premtimet, ndërsa problem kryesor ai theksoi se është rrjeti i qytetit.

“Teuta Arifi premtoi por nuk e realizoi problemin e ujit. Ne do ta zgjedhim atë me atë që do ta ripërtërijmë komplet rrjetin e ujësjellësit, do ta rregullojmë qasjen dhe kapjen e ujit lartë dhe njëkohësisht do të bëjmë dy rezervoare të reja dhe do ti përfshijmë edhe vendet që nuk kanë ujë. Njëkohësisht duke u zgjidh problem jo vetëm I Tetovës, këtu I kemi edhe fshatrat përrreth, Xhepçishti, Llaca, Falishti, Saraçina, nuk është bërë asnjë përpjekje për tu rregulluar çështja e ujit. Ne kemi plan edhe atë mund ta shfrytëzojmë edhe kur të bëhet gropimi i gazifikimit dhe kemi paraparë rreth 40 miljon euro për katër vite që të mund ta zgjidhim problemin e ujit, një herë e përgjithmonë. Shekulli 21 ne kemi ende problem me ujin, ndërsa Teta Arifi ka filluar ta premtojë edhe gazin se do ta sjellë”, tha Murseli.

Ai poashtu akuzoi se dy herë është ndarë buxhet për ujin e Tetovës, por paratë nuk janë investuar dhe tetovarët ende kanë problem me ujin për pije./in7.tv/