May 19, 2024
Maqedoni

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë, rinia tetovare rreshtohet në ASh

Pas konsolidimit të nëndegëve dhe interesimit të madh të të rinjëve, në një atmosferë impozante dhe me masovitet përtej pritshmërive, Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët mbajti Kuvendin e 3-të, në të cilin për kryetarë dege të FRASH-Tetovë u zgjodh Muhamed Lala.
Punimet e Kuvendit i përshëndeti kryetari i degës së ASh Tetovë, Flakron Bexheti i cili elaboroi procesin disa javor të riorganizimit që kulminoi me rritje drastike të numrit të anëtarëve të rinj që pasqyron interesimin e shtuar të të rinjëve për tu aktivizuar në Aleancën për Shqiptarët si shpresë e vetme për tetovarët dhe shqiptarët në përgjithësi.
Me një fjalë përshëndetëse, para kuvendarëve të FRASH u paraqitën edhe Kryetari i Kuvendit Qendrër të ASh-së, Ziadin Sela dhe Kryeytari i ASh-së, Arben Taravari.