September 19, 2024
Maqedoni

Muhamed Elmazi mori zyrtarisht detyrën Drejtor i NOMAGAS-it

Muhamed Elmazi nga sot ka marë edhe zyrtarisht detyrën Drejtori i ri i NOMAGAS ShA – Shkup. Elmazi pranoi detyrën me një ndjenjë të thellë nderi dhe përgjegjësie.

Drejtori i ri Elmazi ka shprehur përkushtimin për të angazhuar tërë energjinë dhe përvojën e tij për të çuar përpara institucionin dhe për t’ju shërbyer me devotshmëri qytetarëve të vendit, shkruan portali Lideri.mk. Ai theksoi se do të punojë me përkushtim të plotë dhe do të jetë gjithmonë i hapur për bashkëpunim me të gjithë partnerët dhe kontribuuesit që dëshirojnë të japin ndihmesën e tyre në zhvillimin dhe përmirësimin e NOMAGAS ShA – Shkup.

Poashtu, siç shkruan lideri.mk, Elmazi shprehu falënderim të veçantë për liderin Izet Mexhiti dhe koalicionin VLEN për besimin e dhënë. Ai premtoi se do të japë maksimumin e tij për të qenë një drejtues i denjë dhe për të përmbushur pritshmëritë e të gjithëve./Lideri