May 19, 2024
Maqedoni

Është e pandershme qasja ndaj Talat Xhaferit – kryeministrit të parë shqiptar dhe që shkroi historinë” – i thotë Zendeli Snopçes

Deputeti nga radhët e Arben Taravarit në ASh, Halil Snopçe ka adresuar kritika deri te kryeministri teknik, se vepron nën direktiva.

Ndaj deklaratave të shprehura gjatë ditës nga Snopçe, ka reaguar deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli e cila qasjen e tillë e ka quajtur si të “pandershme”, transmeton TV21.

“E pandershme është qasja që e keni ndaj kryeministrit të parë shqiptar, i cili hyri në historinë e Maqedonisë së Veriut. Është e pandershme që sot t’i thoni ç’mos Talat Xhaferit, kurse një vit nuk ua kemi dëgjuar zërin”, tha Bilalli Zendeli.