Maqedoni

MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar 17.521 vaksina

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Nga MSH informojnë se deri dje janë vaksinuar gjithsej 473.657 qytetarë.

Sipas të dhënave të fundit të MSH-së, dje janë vaksinuar gjithsej 17.521 qytetarë, prej të cilëve 305.804 e kanë marrë dozën e parë.

Sipas të dhënave të fundit, 61% e popullsisë mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, 58 % e popullsisë mbi 65 vjet ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 53% e popullsisë mbi 60 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 43% e popullsisë mbi 50 vjet është vaksinuar me një dozë të vaksinës.

Nga MSH thonë se qytetarët pa termin mund të vaksinohen në pikat vaksinale në Maqedoni, ndërsa nga MSH bëjnë thirrje që të ketë vaksinim masiv për shkak se vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtet virusi.