Maqedoni

MSH: Kërkesat e specialistëve privatë do të paraqiten në seancën e qeverisë së RMV-së

Ministria e Shëndetësisë sot është përgjigjur kërkesave të mjekëve të specialistëve privatë, nga ku thonë se në një seancë të radhës të Qeverisë do të paraqiten kërkesat e tyre.

Specialistët privatë në Maqedoni paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Lexo po ashtuSpecialistët privatë në Maqedoni paralajmërojnë grevë të përgjithshme

“Ju njoftojmë se pas takimit me ta, është përgatitur raporti dhe është dorëzuar në Qeveri, ku në seancën e radhës do të rishikohet kërkesat e tyre dhe mundësinë e një zgjidhje para zgjedhjeve kuvendare.

Në vitin 2018, specialistët privatë për herë të parë u njohën në shëndetin publik dhe janë paguar për punën e tyre. Qëndrimi i Ministrisë është pozitiv, me qëllim që t’ju dilet krah specialistëve privatë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Nga atje thonë se në vitet e kaluara janë rritur pagat e punonjësve shëndetësor për disa herë dhe u janë përmirësuar kushtet e punës./Telegrafi/