May 18, 2024
Maqedoni

MSH: Katër raste të reja, asnjë viktimë, 11 të shëruar

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.514 testime, kurse janë regjistruar katër raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 3 dhe në Manastir 1 rast.

Regjistrohen 11 pacientë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e komplikimeve nga COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 155.673, numri I të shëruarve është 159.961, kurse I viktimave mbetet – 5.484. Për momentin shënohen 228 raste aktive.

Në nivel vendi, deri më tani, janë bërë gjithsejt 872.894 testime për COVID-19. /KlanMacedonia