MPJ njofton se Besmira Ejupi nuk do të jetë konsulle në Nju Jork
Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë reaguar pas informacioneve të shumta të publikuara në lidhje me dërgimin e diplomatëve në Misionet Diplomatiko-Konsullore, përcjell TV21. Nga MPJ njoftojnë se aktualisht konsull i përgjithshëm në Nju Jork është Jordan Panev, për të cilin nuk planifikohet zëvendësim i parakohshëm.
“Duke qenë se bëhet fjalë për informacion konfidencial, ju njoftojmë se aktualisht Republika e Maqedonisë së Veriut ka konsull të përgjithshëm në Nju Jork, Jordan Panevin, i cili është diplomat karriere dhe është zgjedhur në përputhje me të gjitha rregulloret ligjore. Ai aktualisht është në mes të mandatit të tij dhe nuk është planifikuar një zëvendësim i parakohshëm për momentin”, njoftojnë nga MPJ.