MPJ formon Shtabin e Krizës në lidhje me fatkeqësinë, hap dhe linjën telefonike për informata
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) në vend njoftoi se ka formuar Shtabin e Krizës në lidhje me fatkeqësinë. Dy punonjës të MPJ janë dërguar për ndihmë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje me qëllim që të asistojnë rreth procedurave lidhur me ngjarjen tragjike ndërkaq e hapur është linja telefonike 075 – 273 – 732 ku të gjithë familjarët apo të afërmit e familjeve të viktimave do të mund të drejtohen për këshilla dhe informata lidhur me fatkeqësinë.