MPB, ulet numri i emigrantëve në RMV
Emigrimi si fenomen ndonëse ende aktiv, shënon rënie në periudhën e fundit. Tani më një kohë të gjatë, Repulika e Maqedonisë së Veriut nuk është një rrugë tërheqëse për tranzitimin e emigrantëve dhe çdo vit kemi zvogëlim të numrit të emigrantëve, që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Përveç pikave kufitare të kontrollit, MPB në bashkëpunim me “FRONTEKS” edhe brenda shtetit ka pika kontrolli, që kanë për qëllim pengimin e kontrabandimit me emigrantë.
Sipas statistikës së MPB-së, vitin e kaluar janë ndaluar pothuajse 14 mijë migrantë që kanë tentuar ta kalojnë kufirin, ndërsa në dy muajt e parë të këtij viti rreth 1500 emigrantë.
“Atë që e tregon statistika, është se kemi rënie konstante të këtyre rasteve. Kjo parasëgjithash ka të bëjë me punën e përkushtuar të policisë, ku kemi edhe ndihmën e ‘FRONTEKS’, të cilët nga viti i kaluar na ndihmojnë në ruajtjen e e kufirit. Kjo punë e përkushtuar në suaza të aksionit policorë ‘Refleks’, që po zhvillohet tani më disa vite dhe ndihma e partenerëve tanë rezulton me atë që RMV tani më nuk është atraktive për tranzit, këtë e konstaton edhe numri i vogël i tentimeve të emigrantëve për të hyrë në teritorin tonë në mënyrë ilegale.” – tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski për TVM2.
Ndërkohë, sot rreth orës 05:00 në mëngjes, në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë policia ka arrestuar 22-vjeçarin M.A. nga Shkupi, pasi i njëjti u kap duke transportuar 5 emigrantë nga Siria.
Ai nuk është ndalur në shenjë të dhënë nga punonjësit e policisë, por pas masave dhe veprimeve të ndërmarra automjeti është ndalur, dhe M.A. është privuar nga liria, ndërsa migrantët janë dërguar në Qendrën tranzitore në Gjevgjeli.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.A. do të dorëzohet kallëzim penal në Prokurorinë kompetente.