May 17, 2024
Maqedoni

Krisma me armë në Simnicë të Gostivarit-Teksa po kryente punime ndërtimore nga një automjeti janë shtënë me armë ndaj dy personave nga Shqipëria

Më datë 29.03.2024 në ora 10:40, F.K.(50) nga Republika e Shqipëria ka raportuar se në fshatin Simnicë të Gostivarit teksa ishte duke kryer punë ndërtimore, nga një automjet pasagjerësh në drejtim të tij dhe shokut të tij janë shtënë me armë zjarri.

Automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk ka persona të lënduar. Një ekip inspektues nga DPB Gostivar ka kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.