Maqedoni

MPB: Ngjitëset “NMK” për targat do të jenë falas për qytetarët

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton opinionin se është marrë vendim që ngjitësit me shenjën “NMK” do të jenë në përgjegjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ato do të duhet të ngjiten në targa dhe do të jenë falas për qytetarët.

Ndërrimi i targave nga “MK” në “NMK” vjen si pasojë e ndryshimit të emrit të shtetit sipas marrëveshjes së Prespës.