Maqedoni

MPB me detaje për arrestimin e ish-kryetarit të Komunës Qendër, dyshohet për larje parash në projektin “Shkupi 2014”

MPB-ja bëri të ditur detajet e para për arrestimin e ish-kryetarit të Komunës Qendër, Vladimir Todoroviq, së bashku me katër persona të tjerë.
“Dje në orët e pasdites dhe gjatë mbrëmjes nga zyrtarë policorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme – Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Publike QKK, dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, pesë persona. u është hequr liria në lidhje me Art. 273 paragrafi 5 dhe Art. 353 paragrafi 5 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

Personat u arrestuan dhe u ndaluan në stacion policor dhe gjatë ditës do të kalojnë para gjyqtarit për procedim paraprak.

Sipas Makfax, do të kërkohen masa për sigurimin e prezencës, ndërsa për momentin nuk dihet nëse do të jetë paraburgim, arrest shtëpiak apo konfiskim i dokumentit të udhëtimit.
Ish-kryetari i Komunës Qendër nga radhët e OBRM-PDUKM, Vladimir Todoroviq, është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe pastrim parash për monumentet në Shkup, pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar një konferencë për media për trajtimin e çështjes për projektin.

Policia Financiare para 5 vitesh ka bërë kallëzim penal ndaj tre personave, mes tyre edhe ish-kryetarin e Komunës Qendër, për vepra penale që kanë të bëjnë me ndërtimin e urës për këmbësorë “Oko”, e cila është pjesë e projektit “Shkupi 2014”.