MPB: Kosovari e ka marë një vajzë adoleshente nga Shkupi e ka dërguar në Prizren për marrëdhënie intime
Një vajzë e moshës së mitur nga një fshat i Shkupit ka raportuar në polici se një shtetas koosvar me iniciale D.B. e ka dërguar në Prizren, ku kanë kryer marrëdhënie intimr, ka njoftuar MPB. Nga aty shtojnë se e mitura më herët kishte biseduar me kosovarin në rrjetet sociale, transmeton Lideri.mk.
“Me datë 09.04.2023 në ora 17:00 në Stacionin Policor Draçevë, e mitura nga një fshat i Shkupit, në prani të nënës së saj 44 vjeçare, ka raportuar se me datë 07.04.2023, D.B. nga Republika e Kosovës, me të cilin paraprakisht ka biseduar përmes një rrjeti social, e ka marrë nga Shkupi me veturë dhe ka shkuar në Prizren, ku ka kryer marrëdhënie intime me të. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi policia.