May 15, 2024
Maqedoni

MPB: 220 sanksione në Shkup, 51 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 220 gjoba, prej të cilave 51 për tejkalim të shpejtësisë, 16 persona për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 16 gjoba për vozitësit e motoçikletave. Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar edhe 8 gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë vozitjes, 13 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë, 5 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 68 gjoba për parkim të parregullt.