Maqedoni

MPB: 120 gjoba në Shkup, 7 vozitës pa patentë shoferi

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (06.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 120 gjoba, nga të cilat shtatë për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë të tjera iu shqiptuan motoçiklistëve, tri sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Sipas njoftimit të MPB-së edhe pesë masa janë shqiptuar për kalim në semafor të kuq…, shkruan Alsat.

“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk