Motrat nga Orizarja e Likovës, artiste të dalluara!
JU PREZENTOJMË ARTISTEN E VALLEVE
ARSTSTJA E DALLUAR E VALLES POPULLORE MERGITA SEJDI JAHIU NGA FSHATI ORIZARE I KOMUNËS SË LIKOVËS.
Mergita Sejdi Jahiu është njëra ndër vallteret me të mira të SHKA “Jeta e re” është njëra ndër valltaret e dalluara e cila me grupin e kësaj shoqërie morën pjesë në shumë manifestime të këngësh dhe vallesh shqipe dhe çdoherë morën vende të para nga juria e festivaleve mbajtur në të gjitha trojet tona shqiptare.
Mergita këtë vit shkollor do të jetë në vitin e nëntë të shkollës nëntëvjeçare të shkollës nëntëvjeçare “Faik Konica” të fshatit Sllupçan, shkruan Lideri.mk. Është nxënëse e shkëlqyer dhe shembullore. Ajo ka edhe dy motra më të mëdhaja binake Erzën dhe Erzanën që po edhe këto janë valltare në këtë shoqëri. Grupi i valltarëve i kësaj shoqërie ishte shumë i kërkuar nëpër dasma.
Sipas kryetarit të kësaj shoqërie z. Rinori Isenit, Mergita është më të dalluarat si valltare e vajzave të kësaj shoqërie e më gjërë.
Kjo shoqëri me sakrifica vetanake e mbajti aktivitetin e saj 40 vjeçar dhe nuk e ndërpreu aktivitetin e saj. Respekte pafund!/Lideri
NË FOTO SHIHEN DY MOTRAT VALLTARE MERGITA DHE ERZA SEJDI JAHIU.